Ministri Çeku për lojërat : Kosova bëri të mundur që edhe vendet pa det të organizojnë Lojërat Mesdhetare

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 08:32
Ministri Çeku për lojërat : Kosova bëri të mundur që edhe vendet pa det të organizojnë Lojërat Mesdhetare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur për lajmin e madh që mori Kosova për të organizuar Lojërat Mesdhetare, transmeton "Kosova sot Online ".

Çeku tha se kandidatura e Kosovës bëri të mundur ndryshimin e statutit, që edhe një vend që nuk ka det të ketë të drejtën e organizimit.

Çeku, theksoi veç Kosovës edhe gjashtë anëtarë të tjerë nuk kanë dalje në detin Mesdhe, si dhe kështu nga tani do të kenë mundësi të organizojnë një ngjarje të tillë.

“Kandidatura e Kosovës i ka bindur të gjithë se duhet të bëjnë ndryshime statutare. Anëtarët në asamblenë e tyre kanë vendosur me ndryshe statutin, për shkak se janë gjashtë anëtarë që nuk kanë dalje në detin Mesdhe, por janë në afër”, u shpreh Çeku.

“Me këtë që u bë sot, ndryshimi i statutit për t’u mundësuar kandidatura e Kosovës, nesër hapet mundësia që edhe shtete të tjera që janë anëtare, që nuk kanë dalje në Mesdhe të organizojnë”.

“Ky ka qenë një diskriminim brenda familjes mesdhetare që iu është bërë atyre shteteve që nuk dalje në det”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Çeku theksoi se në këtë ngjarje do të bashkëpunojnë edhe me Shqipërinë, meqë Kosova nuk ka det.

“Sporti i lundrimit që është sporti më i rëndësishëm, dhe atë duhet ta organizosh patjetër, këtu vjen në shprehje partneriteti që kemi ndërtuar me Republikën e Shqipërisë, dy komitetet olimpike dhe komuna e Durrësit është përzgjedhur si komunë që do t’i mirëpres lojërat e lundrimit, është bashkëpunim Shqipëri-Kosovë, me këtë marrëveshje teknikisht i bie se Kosova do të ketë dalje në det”, përfundoi ministri.

(Kosova Sot Online )