I njohur si “Dhia”, ky është 30 vjeçari që dyshohet se u vra sot në Podujevë

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 13:36
I njohur si “Dhia”, ky është 30 vjeçari që dyshohet se u vra sot në Podujevë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

"Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”, ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Raportohet se personi i vrarë është është 30 vjeçari, Valmir Breznica, i njohur me nofken “Dhia”.

(Kosova Sot Online)