Rama njofton se kanë shkëputur tre kontrata me kompani për këtë arsye

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 13:34
Rama njofton se kanë shkëputur tre kontrata me kompani për këtë arsye

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit kanë shkëputur kontratat me tri kompani, ku thotë se nuk i kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Ramës, këto kompani nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik.

Ai ka bërë me dije se të njëjtave do t’u konfiskohet sigurimi i ekzekuti9mit të punimeve që arrin vlerën 10 përqind të shumës së projektit.

(Kosova Sot Online)