Osmani, Ministrit izraelit: Heqja e vizave për kosovarët shton ndërveprimin mes dy vendeve

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 15:19
Osmani, Ministrit izraelit: Heqja e vizave për kosovarët shton ndërveprimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Kështu, Osmani ka shprehur nevojën që të finalizohet procesi i heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili do të ndikonte në ndërveprim të shtuar në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me Izraelin në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Presidentja Osmani është shprehur e kënaqur me nivelin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, ndërsa ka theksuar se forcimi i mëtejmë i raporteve ndërshtetërore do të rikonfirmohet edhe gjatë vizitës zyrtare të Presidentes në Izrael, me ftesë të Presidentit Herzog.”

(Kosova Sot Online)