Rama: Ministri i Financave s’po e jep firmën edhe pse e kemi dizajnu unazën 350 milionëshe të kryeqytetit

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 17:33
Rama: Ministri i Financave s’po e jep firmën edhe pse e kemi dizajnu unazën 350 milionëshe të kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se e kanë kryer dizejnimin e unazës së kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama tha se ky projekt 350 milionë eurosh i duhet Prishtinës dhe se tash e katër muaj po e presin një nënshkrim nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“E kemi përfundu dizajnin e unazës së kryeqytetit. Jemi në pritje të një nënshkrimi qe katër muaj prej ministrit të Financave për me leju me vazhdu në pjesën tjetër. Është një projekt madhor i kryeqytetit i cili është mëse i nevojshëm”, tha Rama.

“Na vyen një firmë e ministrit të Financave, për fat të keq. Nuk po e jep për momentin”, tha Rama.

I pyetur se pse Murati nuk po nënshkruan, Rama tha se “ministrit i duket shumë e madhe” paratë që parashihen të investohen.

(Kosova Sot Online)