Jashari: Gjykata Speciale nesër mund t’ia mësyjë edhe familjes së komandantit legjendar

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 08:31
Jashari: Gjykata Speciale nesër mund t’ia mësyjë edhe familjes së komandantit legjendar

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ka reaguar pas bastisjes që Specialja ka kryer në shtëpinë e Bahri e Fahri Fazliut, duke theksuar se është e tronditur nga zhvillimet e sotme, përcjell “Kosova Sot Online”.

“(Bastisja) i ka tronditur të gjithë njerëzit normal të këtij vendi, për faktin se kjo Gjykatë Speciale që i thonë e Kosovës, ka prekur atje ku nuk duron më asnjë popull. Ka prekur mbi gjakun e derdhur për çlirim dhe liri kombëtare. Sot kanë bastisur familjen e heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, kurse nesër mund t’ia mësyjnë edhe Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ngase, kjo Gjykatë Speciale jo vetëm po e nëpërkëmbë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, duke burgosur të gjithë ata që ishin në vijën e parë të frontit për çlirim dhe liri, por ka zënë e po e nëpërkëmbë edhe gjakun e Dëshmorëve të Kombit”, është theksuar në reagim.

Dje, Specialja ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)