Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 10:05
Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër, por për një kohë, por me kthimin e çështjes në kuadër të Rezolutës 1244 dhe duke marrë parasysh interesat e Beogradit”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç deklaroi ai për mediat ruse, kjo do të ndodhë në kushte të reja gjeopolitike.

I dërguari i Moskës në Beograd theksoi mes tjerash se Perëndimit i duhet një siç e quajti “zgjidhje imituese” për Kosovën dhe shtoi se “asgjë e re nuk po propozohet” dhe, sipas tij, “nuk mund të propozohet”.

(Kosova Sot Online)