Konflikti i qershorit, Rama: Ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 15:09
Konflikti i qershorit, Rama: Ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur prapë për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se s’është penduar që e ka ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm.

“Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve”.

Rama tha se nuk e shihte si të duhur kohën që Kosova e Shqipëria “të hidhnin valle dyshe” në Prizren, derisa Kosova u ndëshkua nga partnerët e saj ndërkombëtarë.

“E së dyti, sepse ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)