Koci: Rrustem Mustafa - Remi është gjykuar pas luftës

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 18:10
Koci: Rrustem Mustafa - Remi është gjykuar pas luftës

Avokati Arianit Koci, ka folur për Rrustem Mustafën, të cilit dje iu sekuestrua telefoni me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ndaj Remit ka pasur proces menjëherë pas luftës, që vlerëson se është koha më e vështirë për shkak se dëshmitë kanë qenë më të freskëta.

“Çka ka pasë për Remin janë konsumuar para 20 vjetëve. Është gjykuar menjëherë pas kuftës, kur provat dhe dëshmitë kanë qenë të freskëta. Remi është filtru prej UNMIK’ut e paska filtru EULEX’i, dhomat e posaçme. Remi e ka kalu një proces në kohën ma së vështiri, kur provat janë të freskta. Çka po pret pas 20 viteve”, tha ai

Me këtë u pajtua edhe avokati Musa.

“Atëherë ka qenë më e lehtë për hetime”, tha ai.

(Kosova Sot Online)