Takimi Kurti-Vuçiq, Borell planifikohet të dalë para mediave në këtë orë

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 14:14
Takimi Kurti-Vuçiq, Borell planifikohet të dalë para mediave në këtë orë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pritet të flasë në konferencë për media në orën 15:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo konferencë planifikohet të mbahet pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilat biseda po i ndërmjetësojnë Borell dhe Lajçak.

Në nisjen e takimit, Borell ka thënë se gjatë bisedave që do të zhvillohen sot në Bruksel do të shihet se nëse Kurti dhe Vuçiq janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

(Kosova Sot Online)