Vuçiq: Unë besoj se paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 18:11
Vuçiq: Unë besoj se paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas takimit të sotëm në Bruksel ka reaguar në rrjetin social “X” duke e promovuar veten si “paqebërës” në rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përshkrimin që ia ka bërë videos me sekuenca nga takimet në Bruksel, Vucic ka thënë se “beson që paqja është në interesin e serbëve dhe shqiptarëve” dhe se “beson se është diçka me të cilën askush nuk duhet të luaj’.

“Unë besoj se paqja është në interesin më të mirë dhe më të madh të serbëve dhe shqiptarëve dhe besoj se është diçka me të cilën askush nga ne nuk duhet të luajë”, ka shkruar Vucic.

(Kosova Sot Online)