Tahiri: Rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Europës është rrugë njëkahëshe për Kosovën

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 15:29
Tahiri: Rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Europës është rrugë njëkahëshe për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Paris të Francës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se gjatë këtij qëndrimi në Paris ka treguar për Kushtetutën e Kosovës, si një kushtetutë e avancuar për të drejta te njeriut, si dhe ka treguar përkushtimin e Kuvendit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Deputeti i AAK-së në diskutime me deputetë të vendeve të BE-së thotë se ka potencuar që për Kosovën s’ka rrugë tjetër përveç asaj të anëtarësimit në NATO, BE e KiE.

Postimi i plotë:

Komiteti i Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim e votoi, znj. Béatrice Fresko Rolfo nga Monako si raportuese të këtij komisioni. Me këtë emërtim u përmbyll caktimi i raportuesve nga Këshilli i Evropës. Më herët është emëruar raportuesja nga AS/Pol për raportin, znj. Theodora Bakoyannis, nga Greqia, dhe raportuesja AS/Jur për opinion, Znj. Azadeh Rojhan, nga Suedia.

Gjatë qëndrimit në Paris theksova se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar për të drejtat e njeriut, sikurse përkushtimi politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t'u antarësuar në Keshill i tejkalon agjendat e brendshme politike.

Po ashtu, në diskutime me deputetë të vendeve anëtare të BE-së, theksova se rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Europës është rrugë njëkahëshe për Kosovën.

(Kosova Sot Online)