Gjobitet një autobus i Trafikut Urban në Prishtinë, u parkua tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 17:28
Gjobitet një autobus i Trafikut Urban në Prishtinë, u parkua tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

Prishtina Parking ka njoftuar se ka gjobitur një autobus të Trafikut Urban pasi është parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)