Albin Kurti e Besnik Bislimi sot mbajnë konferencë për medie

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 08:04
Albin Kurti e Besnik Bislimi sot mbajnë konferencë për medie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi sot do të mbajnë konferencë për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference, e cila fillon në orën 10:30 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo është konferenca e parë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të mbajtur enjten në Bruksel, takim i cili përfundoi pa ndonjë sukses.

(Kosova Sot Online)