
Kurti: Në Bruksel u gjenda përballë një skenari të koordinuar Vuçiq-Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të enjten në Bruksel “pati një poziccionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Aty tha se u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.
Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.
Kryeministri i Kosovës tha se ndërmjetësit dhe Vuçiqi u interesuan specifikisht për Asociacionin.
“Ftesa për takim e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës. Megjithatë, aty thuhej që qëllimi i takimit është diskutimi për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike”, tregoi paraprakisht Kurti, duke theksuar se që në takimin e parë me ndërmjetësit
(Kosova Sot Online)