Grenell: Në DASH janë të frustruar me Albin Kurtin

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 17:56
Grenell: Në DASH janë të frustruar me Albin Kurtin

Takimin e 14 shtatorit në Bruksel, e ka komentuar ish -Emisari i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se të dyja palët janë fajtore që s’pati progres, por thekson se komuniteti ndërkombëtar është unik sa i përket veprimeve të Kurtit në Veri – i kanë dënuar ato.

Sipas Grenell, në Departamentin Amerikan të Shtetit, njerëzit që punojnë aty, janë të frustruar me Kryeministrin Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për të.

Grenell ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit në 3 vjetorin e saj. Thotë se administrata e Biden bëri një gabim rreth ujdisë që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.

(Kosova Sot Online)