Flet avokati i familjes së 3-vjeçarit: Në pamje çerdhja dukej si kamp përqendrimi e jo si institucion edukativ

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 17:45
Flet avokati i familjes së 3-vjeçarit: Në pamje çerdhja dukej si kamp përqendrimi e jo si institucion edukativ

Avokati i familjes së 3-vjeçarit që është keqtrajtuar në çerdhe, Rrahim Ajeti, ka bërë të ditur se fëmiu ka qenë në një çerdhe private mirëpo atje nuk ka pasur probleme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është regjistruar që dy javë  në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në  Fushë Kosovë, për shkak se prindërit nuk kanë mundur ta përballojnë çmimin e çerdhes private.

Ajeti tha se rrahja e 3-vjeçarit ka ndodhur të premtën, derisa tregoi se si më pas ka ndodhur rasti.

Ai tha se në pamje, ajo çerdhe është dukur më shumë si kamp përqendrimi se sa si institucion edukativ.

“Rasti ka ndodhur të premten, kur fëmiu ia dorëzojnë nënës, fëmiu ankohet se është rrahur nga mësueset por nëna nu ki beson derisa kur shkon në shtëpi e sheh që ka shenja të dhunës në trupin e fëmiut. Meqenëse ishte e premte, pas vikendit, nëna ka shkuar në kopsht për të marrë informacion mbi atë se çfarë ka ndodhur dhe kërkon ti jepen incizimet e kamerave ku shihet se ka pasur dhunë ndaj fëmiut, shihet që është tërhequr zvarrë dhe shihet një goditje e edukatores ndaj fëmijës kur e fut në atë dhomën ku ska kamera. Drejtoresha ka qenë bashkëpunuese, ka thënë se nuk e dimë gjithçka çka ndodh, por nëse ka ndodhë ndonjë keqtrajtim do të merren masa përkatëse dhe pastaj i është mundësuar t’i shohë incizimet. Në sekondin e 18-19 shihet se si një edukatore ia hedh ushqimin në tavolinë një fëmiu, siç i hidhet një kafshe. Ky trajtim nuk duhet të lejohet, ajo video më shumëdukej si një kamp përqendrimi se sa si një institucion edukativ. Fëmiu duhet të ketë ambient jo frike, të dhunës, por të lirë, në video nuk shihet se është një ambient i tillë. Pasojat janë të dukshme. Fëmiu ka shfaqë simptoma, është frikësuar natën, ka refuzuar të shkojë në çerdhe, i ka thënë nënës mos ta çojë as vajzën se e rrahin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)