Komandanti i KFOR-it: Vetëm një zgjidhje politike Kosovë-Serbi mund të sjellë paqe e stabilitet të pakthyeshëm

  • E.k /
  • 20 September 2023 - 09:07
Komandanti i KFOR-it: Vetëm një zgjidhje politike Kosovë-Serbi mund të sjellë paqe e stabilitet të pakthyeshëm

Gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë u takua dje në Beograd me Milan Mojsiloviq, shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

KFOR-i ka njoftuar se “ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe shefit të mbrojtjes serbe”.

Komandanti iu drejtua publikut në një konferencë për media, ku foli edhe për rëndësinë e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë një paqe dhe stabilitet të pakthyeshëm në zonë. Kjo është arsyeja pse NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha gjeneralmajor Ristuccia.

(Kosova Sot Online)