Lajçak flet për takimin me Osmanin: U pajtuam t’i vazhdojmë diskutimet

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 20:00
Lajçak flet për takimin me Osmanin: U pajtuam t’i vazhdojmë diskutimet

Se  çfarë ka biseduar me presidenten, Vjosa Osmani në New York, ka treguar emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se kanë folur për zhvillime në dialog dhe avancimin e zbatimit të marrëveshjes.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet.

”Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani  mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak, të mërkurën.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën  gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akzuuar rëndë Lajçakun. 

(Kosova Sot Online)