Bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 20:47
Bandat shqiptare të trafikimit mburren për bëmat e tyre

Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë shqiptare që kontrabandon njerëz.

Trafikantët janë mburrur para ekipit të fshehtë për kalimet vdekjeprurëse me varka të vogla drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mini-dokumentari përmban biseda të incizuara fshehurazi me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan rrugën që ndjekin për të fituar para.

“Duke shfaqur klipe ekskluzive nga reklamat e kontrabandistëve të postuara në mediat sociale, raporti ynë zbuloi se, gangsterët diskutonin mënyrat për të mashtruar autoritetet për të fshehur aktivitetet e tyre të paligjshëm”, shkruan gazeta.

Hetimi ndaj bandave shqiptare u nxit nga një rritje masive e njerëzve nga kombi ballkanik në Mbretërinë e Bashkuar. Ata lëvizin me varka të vogla. Një prirje e lehtësuar pjesërisht nga rrjetet kriminale.

“Në varësi të mënyrës se si e shikoni, një deri në dy përqind e të gjithë meshkujve të rritur të Shqipërisë ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla,” u tha deputetëve vitin e kaluar komandanti i Kanalit Klandestin të Forcave Kufitare të MB, Dan O’Mahoney.

“Rritja ka qenë eksponenciale. Mendojmë se kjo është kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë zënë vend në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë një numër shumë të madh emigrantësh”.

“Duke u paraqitur si një familje shqiptare që kërkonte të transportonte të afërmit e tyre në Angli, ne kontaktuam lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale”, vijon artikulli.

Brutaliteti në të cilin këta kriminelë ishin në gjendje të shkonin ishte tronditëse.

“Një nga llogaritë me të cilat kontaktuam ishte e gatshme të kontrabandonte fëmijë të pashoqëruar në Britani, duke ofruar një zbritje prej 500 paund.”

(Kosova Sot Online)