Ish-kongresisti Joe dhe aktivistja Shirley DioGuardi dekorohen me 'Urdhrin e Lirisë' nga Osmani

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 22:02
Ish-kongresisti Joe dhe aktivistja Shirley DioGuardi dekorohen me 'Urdhrin e Lirisë' nga Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një ceremoni të mbajtur në Konsullatën e Kosovës, ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, ish-kreun e Ligës Shqiptaro-Amerikane, mikun e madh të Kosovës, kontribuesin për lirinë dhe pavarësinë tonë, z. Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi.

Sipas Osmani, Urdhri është falënderim i qytetatëve të Kosovës ndaj punës së palodhshme së tyre, për konributin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pandërprerë  për lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë e Kosovës dhe si avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

(Kosova Sot Online)