Dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 11:14
Dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

Ka dështuar të votohet marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në sallë ishin 82 deputetë të mjaftueshëm për të nisur procedurën e votimit, por jo të gjithë morën pjesë në votim.

Kryetari, Glauk Konjufca tha se mungon kuorumi, prandaj kjo pikë do të votohet në seancë tjetër.

“Janë vetëm 72 vota, s’janë të mjaftueshme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, kjo i bartet një seance të re”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)