Selmanaj çohet në këmbë për t’i replikuar Kusari-Lilës: “Unë s’kisha nejt në Kosovë”
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është nervozuar gjatë diskutimit dhe replikave që ka pasur me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, e i cili ka përmendur përgjimin rreth bisedës që Kusari-Lila ka pasur me Milan Radojicicin, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Z. Selmani E boni një kollazh të përgjimeve të publikuara. Në cilën instancë është diskutu pensioni i veteranëve me dikënd të parapolitikës. Asnjë. Ato janë interpretime fashiste të individëve me agjendë. Ato s’kanë dalë nga ai diskutim. Ato janë interpretime mbi të cilat është ndërtu ky paragjykim”, ka thënë Kusari-Lila e tensionuar.
Selmanaj i tha Kusari-Lilës se po t’i kishte dalë atij një përgjim i tillë nuk do të kishte qëndruar në Kosovë.
“U çova në këmbë me e pa deputeten. Z.Deputete të kuptoj. Për besë mem pas dalë mue qato që tkanë dalë ty, unë në Kosovë s’kisha nejt. Keni ra në kurthën që ua keni ndërtu të tjerëve në vazhdimësi, përfshirë edhe mua. Por keni rënë vet, e ia pafshi hajrin kësaj pune edhe përgjimeve tjera që mund të dalin nesër“, ka thënë Selmanaj.
(Kosova Sot Online)
