Beqa replikon me Doarsa Kica-Xhelinin: “S’je mësuese e as drejtoreshë këtu me na mësu çka me thanë"

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 15:21
Beqa replikon me Doarsa Kica-Xhelinin: “S’je mësuese e as drejtoreshë këtu me na mësu çka me thanë

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka replikuar me deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pasi kjo e fundit s’është pajtuar me mënyrën se si Beqa është shprehur kur ka thënë se “i respekton më shumë femrat”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kica-Xhelili ka thënë se duhet thënë grua dhe jo femër dhe ka shtuar se të gjithë janë të barabartë.

Më pas, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke i kërkuar deputetes së LDK-së që të mos merret me fjalimet e të tjerëve, meqë s’i është kërkuar këshillë.

Beqa i tha Kices-Xhelilit se “S’je mësuse as drejtoreshë këtu me na mësu çka me thanë”.

“I respektoj edhe burrat edhe gratë. Po e kam traditë familjare me i respektu gratë ma shumë. S’je msuse as drejtoreshë këtu me na mësu çka me thanë. S’tkemi kërku këshillë” , ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)