Mjekët në QKUK ia heqin pacientes kurorën e dhëmbit e cila gëlltiti gjatë ndërhyrjes stomatologjike

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 16:11
Mjekët në QKUK ia heqin pacientes kurorën e dhëmbit e cila gëlltiti gjatë ndërhyrjes stomatologjike

Sot një pacientes nga Gjakova i është hequr një kurorë dhëmbësh, pasi gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, e kishte aspiruar, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën

Njoftimi i plotë:

Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar  një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.

Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën.

(Kosova Sot Online)