‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura sot në Prishtinë

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 08:15
‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura sot në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot do të shënojë aktivitetin ‘Ditën pa makina’ në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga ‘Dëshmorët e kombit’ [nga bulevardi ‘Xhorxh Bush’ deri te Rrethi i Flamurit].

“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)