FSK-së sot iu shtuan mbi 300 ushtarë të rinj

  • E.k /
  • 22 September 2023 - 10:59
FSK-së sot iu shtuan mbi 300 ushtarë të rinj

Ka diplomuar gjenerata 01-2023 në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

302 rekrutë të rinj iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh i lumtur për gjeneratën e diplomuar, ku tha se pesha e uniformës që mbajnë është e rëndë.

Maqedonci shtoi se shumë të rënda ishin vitet kur mijëra ushtarë flijuan jetën për liri.

“Duke qenë se pak kohë më parë kam lenë uniformën për të marrë detyrën si Ministër i Mbrojtjes, do të mund të ju flas për peshën e uniformës. Pesha e uniformës që mbani sot është shumë e rendë sepse shumë të rënda ishin vitet kur mijëra ushtarë flijuan jetën për liri. Ditët dhe javët këtu kanë qenë sfiduese, ju ka bërë të njihni limitet tua por ndjehuni të sigurt”, ka thënë ministri.

(Kosova Sot Online)