Rama: 325 familje kanë aplikuar për 70 euro subvencionim për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 11:37
Rama: 325 familje kanë aplikuar për 70 euro subvencionim për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga komuna për regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë qëllim, Rama ka thënë se janë ndarë 100 mijë euro, përkatësisht 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro.

Aplikimet do të shqyrtohen gjatë javës tjetër, ku më pas do të publikohet lista e përfituesve.

“325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimete më pas do të publikohet lista e përfituesve. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)