Kryeministri Rama për talentet e sportit që jetojnë jashtë vendit: Mund të marrin pasaportë shqiptare dhe pa mbushur 18 vjeç

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 12:23
Kryeministri Rama për talentet e sportit që jetojnë jashtë vendit:  Mund të marrin pasaportë shqiptare dhe pa mbushur 18 vjeç

Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë mund të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo ka ardhur pas ndryshimeve të miratura në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Qeverisë Shqiptare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, shkruan kryeministri Rama.

(Kosova Sot Online )