Veton Berisha thotë se ky liber shkollor ka përmbajtje raciste për egjiptianët

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 14:20
Veton Berisha thotë se ky liber shkollor ka përmbajtje raciste për egjiptianët

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, ish-deputeti,Veton Berisha, po pretendon se një libër shkollor në Kosovë ka përmbajtje ofenduese e raciste, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reagimi i tij ka të bëjë me librin “Shoqëria dhe mjedisi” e klasës së katërt, e cila, sipas tij, u referohet tri komuniteteve joshumicë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptian, si komunitet RAE.

“Si ka mundësi një ministri siç është ajo e Arsimit, një shtëpi botuese sic është ajo ‘Albas’ dhe një autor sic është Vllaznim Balidemaj, mos me pas njohuri që termi famëkeq RAE që është ofendues kur i referohet edhe komunitetit egjiptian bashkë me ata rom dhe ashkali”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)