GLPS gjen gabime në Ligjin për Zyrtarët Publikë, ka një kërkesë
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kërkuar përmirësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas një komunikate, Gjykata Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenca janë tri institucionet të cilat kanë lënë gabime në këtë ligj.
“Së pari, GLPS ngritë shqetësimin se vendimi i Gjykatës ka mospërputhje në mes të pjesëve të dispozitivit të saj, ku ndonëse është përcaktuar kundër-kushtetutshmëria e “kriterit të përshtatshmërisë” të Ligjit për Zyrtarët Publik, në pjesën ku Gjykata saktëson se cilat pjesë/fjali duhet të largohen nga Ligji, ajo nuk ka përfshirë një pjesë që bazohet po tek ky kriter e që rrjedhimisht do të duhej të largohej”, thuhet në komunikatën e tyre.
(Kosova Sot Online)
