Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës këtyre vendeve afrikane

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 16:28
Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës këtyre vendeve afrikane

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende s’e kanë bërë këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Begaj së fundi njoftoi se është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)