Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB’së, e falënderon për mbështetjen

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 11:09
Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB’së, e falënderon për mbështetjen

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Neë York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasë atë me të cilën është i ngarkuar, dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)