Përparim Rama dhe Kryeshefi i “Prishtina Parking” propozojnë largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 13:12
Përparim Rama dhe Kryeshefi i “Prishtina Parking” propozojnë largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se bashkë me Kryeshefin e Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havollin, do t’i propozojnë Kuvendit Komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, përcjell “Kosova ot Online”.

Sipas Ramës, mundësitë financiare e lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cënojnë investimet. Ai ka bërë me dije se rregullorja është tashmë gati për votim në Kuvend Komunal.

Rama ka thënë se sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë, por me mjete dhe automjete të saja. Sipas Ramës, me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.

(Kosova Sot Online)