Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 14:45
Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se në kamion ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar.

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)