
Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Begaj

Fjalimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Begaj në fjalimin e tij kërkoi që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë, ashtu siç respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.
E, ky fjalim u mirëprit nga deputeti Shaip Kamberi, i cili edhe e falënderoi publikisht presidentin Begaj, duke shpërndarë fjalimin e tij në rrjetin social Facebook.
(Kosova Sot Online)