Ky është polici i Kosovës Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë në Veri

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 09:45
Ky është polici i Kosovës Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë në Veri

Pas sulmit nga persona të armatosur në Leposaviq, raportohet se Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, është rreshteri që mbet i vrarë sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti e ka konfirmuar vrasjen e Bunjakut, mirëpo ia kishte shkruar vetëm inicialet A.B. pa ia përmendur emrin e plotë.

“Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.”

Përveç Bunjakut, nga ky sulm ka mbetur i plagosur edhe një polic tjetër.

Pak më parë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin dhe ka thënë se prej grupit të armatosur ka të shtena armësh kohë pas kohe.

(Kosova Sot Online)