Zvicra dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm duhet të sillen para drejtësisë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 07:57
Zvicra dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm duhet të sillen para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zvicra ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, ku kanë thënë se ata që janë përgjegjës për këtë akt të dhunës të sillen para drejtësisë.

“Zvicra dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje; ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)