Kolegu i Bunjakut: Më ka mbet pikë se qysh nuk qëllova në atë moment, me dhënë atë kontributin edhe unë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 15:19
Kolegu i Bunjakut: Më ka mbet pikë se qysh nuk qëllova në atë moment, me dhënë atë kontributin edhe unë

Kolegu i rreshterit, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në detyrë, polici Avni Behrami, tha se së bashku me rreshterin Bunjaku kanë qenë kolegë të pandashëm dhe se është pishman që nuk ka qenë së bashku me të në natën që ai është vrarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se se Bunjaku ka qenë një epror dhe prijës i mirë dhe i sjellshëm.

“Ka qenë një epror, një prijës shumë i mirë, shumë i sjellshëm i cili ka kontribuar shumë mirë vendit e ka shprehur atë vullnetin e pastër edhe ndaj kolegëve edhe qytetarëve. Për ne, nuk është lehtë me humb një rreshter si Afrimi, për ne është një inkurajim shumë i madh që e kemi pasur”.

“Unë kam jetuar më të, kam punuar më të ndoshta edhe kafshatën e fundit bashkë e kemi hëngër. Më ka mbet pikë se qysh nuk qëllova në atë moment, me dhënë atë kontributin edhe unë, ndoshta edhe unë isha shkua më të po të paktën të kisha qëlluar më të”, tha ai.

(Kosova Sot Online)