Kurti: Përpara se Afrim Bunjaku të varroset si një hero, portreti i tij le të skalitet në kujtesën fotografike

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 17:00
Kurti: Përpara se Afrim Bunjaku të varroset si një hero, portreti i tij le të skalitet në kujtesën fotografike

Përpara se Afrim Bunjaku të varroset si një hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij le të skaliten në kujtesën fotografike dhe “në mbamendjen tonë kolektive” si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se përballë këtyre strukturave armiqësore me të cilat Kosova u përball dje do të ngadhënjejë me përpjekjen për rend e ligj.

(Kosova Sot Online)