
Komandanti i Njësisë Speciale: Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar

Komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës, Besart Ahmeti, është shprehur se ndjehet krenar për të gjithë ata që morën pjesë në aksionin e së dielës në fshatin Banjskë, të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ahmeti ka reaguar ndaj disa deklaratave, të cilat i quajti gënjeshtra.
“Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur dhe duke thënë gënjeshtra sikur ishin aty”, ka shkruar Ahmeti.
(Kosova Sot Online)