Në Aeroportin e Malit të Zi, janë gjetur disa pajisje që dyshohet se janë vjedhur në vitin 1991-1992 gjatë sulmit në Dubrovnik

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 12:16
Në Aeroportin e Malit të Zi, janë gjetur disa pajisje që dyshohet se janë vjedhur në vitin 1991-1992 gjatë sulmit në Dubrovnik

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se gjatë inventarizimit të aseteve të Aeroportit të Malit të Zi janë gjetur dhe regjistruar pajisje që dyshohet se janë vjedhur nga aeroporti i Çilipit gjatë sulmit në Dubrovnik në vitet 1991-1992, transmeton "Kosova Sot Online".

“Pajisjet nga Ćilipa të gjetura dhe të evidentuara kanë përfunduar në Prokurori”. Pas 30 vitesh, falë menaxhmentit të Aeroportit të Malit të Zi, gjatë inventarizimit të aseteve të kësaj kompanie shtetërore, u gjetën dhe u regjistruan pajisje të dyshuara se ishin vjedhur nga Aeroporti i Çilipit gjatë sulmit në Dubrovnik në vitet 1991-1992. faqet më të turpshme të historisë malazeze të shkruara nga menaxhmenti i atëhershëm Abazoviq ka shkruar në Facebook.

Siç shtoi ai, Ministria e Punëve të Jashtme për këtë zyrtarisht do t’i informojë kolegët nga Kroacia. Ai nuk dha detaje të tjera. Kroacia më parë kërkoi kompensim në vlerë prej rreth pesë milionë euro për pajisjen e uljes që u vodh nga aeroporti Ćilipi në Dubrovnik në vitin 1991 nga ushtarët malazezë që shërbenin në Ushtrinë Popullore Jugosllave.

(Kosova Sot Online )