Sot mblidhen ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, do të vendosin si do të veprojnë në raport me situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 14:47
Sot mblidhen ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, do të vendosin si do të veprojnë në raport me situatën në Kosovë

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot ku do të distutojnë për situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se BE është duke vlerësuar situatën.

“Shtetet anëtare janë duke vlerësuar, diskutuar dhe shkëmbyer mbi situatën. Takimi tjetër do të jetë këtë pasdite, ambasadorët e shteteve anëtare do të takohen dhe do të diskutojnë situatën. Ky është procesi politik që po zhvillohet aktualisht, saktësisht për të bërë një vlerësim të plotë se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë mund të ndodhë, si dhe sigurisht se çfarë kursi të veprimit BE-ja do të ndërmarrë”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)