Chollet flet me Kurtin dhe Vuçiqin, ja kujt i kërkon të shmang veprime që nxisin tensione në Veri

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 19:24
Chollet flet me Kurtin dhe Vuçiqin, ja kujt i kërkon të shmang veprime që nxisin tensione në Veri

Pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Chollet e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen Dialogut.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton nga Vuçiq ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Chollet informon se humbja tragjike e jetës së rreshterit të dielën në Banjskë thekson nevojën urgjente për t’iu rikthyer Dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Bidedova me presidentnt Vuçiq për rëndësinë e deeskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, u shpreh Chollet.


(Kosova Sot Online)