Kurti: Vuçiq na ka thënë se Radojiçiq do bëhet Adem Jashari i serbëve

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 22:32
Kurti: Vuçiq na ka thënë se Radojiçiq do bëhet Adem Jashari i serbëve

Kosova është shtet demokratik dhe properëndimor, andaj kush integrohet jeton mirë, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Kurti tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në “takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Kurti shprehet se Vuçiq dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

(Kosova Sot Online)