Ja pse u liruan katër serbët e arrestuar në Bansjkë

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 15:39
Ja pse u liruan katër serbët e arrestuar në Bansjkë

Katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, janë liruar, ka njoftuar Prokuroria Speciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)