A ishte Radoiçiqi pacient në spitalin e Beogradit?

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 16:31
A ishte Radoiçiqi pacient në spitalin e Beogradit?

 Raportohet se Spitali Ushtarak në Beograd ia ka konfirmuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, për të cilin mediumi boshnjak raportoi se është në mesin e terroristëve të plagosur që sulmuan Policinë e Kosovës në veri, po trajtohet atje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky medium ka publikuar edhe një audio-incizim, që thotë se është bisedë e gazetarit me operatorët e spitalit ku kanë dhënë informata se Radojiçiq është i shtrirë në repartin trauma 2.

Derisa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku shihet edhe Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga ShBA’të dhe Britania e Madhe.

Sveçla ka thënë se Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

(Kosova Sot Online)