Reuten u kërkon shteteve të BE-së të ndalojnë zbutjen ndaj Serbisë dhe të autokratëve

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 16:51
Reuten u kërkon shteteve të BE-së të ndalojnë zbutjen ndaj Serbisë dhe të autokratëve

Pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se po presin hetimet për të marrë vendime ndaj Serbisë për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Tash kemi një ndryshim të rëndësishëm të situatës, pas sulmeve terroriste të së dielës në Kosovë. Për ne është e rëndësishme që të zhvillohen dhe përmbyllen hetimet. Dhe kur të kemi pasqyrën e qartë nga hetimet, çfarë ndodhi, kush qëndron prapa kësaj dhe kush është përgjegjës, pasi kjo të jetë e qartë do të marrim vendimet e duhura”, tha sot Stano.

Kundër kësaj ka dalë eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, i cili iu kërkoi shteteve të BE-së të ndalojnë zbutjen ndaj Serbisë dhe të autokratëve.

“Kjo është e pajustifikueshme! Ndaloni këtë zbutje krejtësisht katastrofike të autokratëve dhe destabilizuesve. Ju lutem shtetet anëtare të Këshillit të BE-së; korrigjoni këtë kurs tani! Stop zbutjes!”, ka shkruar Reuten në X.

(Kosova Sot Online)