Terroristët e vrarë 'Republika Srpska' i nderon me marsh

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 19:56
Terroristët e vrarë 'Republika Srpska' i nderon me marsh

Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë që udhëhiqet nga politikani destruktiv, Milorad Dodik, i afërt me Kremlinin, nuk ka qëndruar pa nderuar terroristët e vrarë në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Një grup terrorist, të dielën – të ngarkuar me arsenal armësh e sulmuan  Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin, Afrim Bunjaku – që më pas mori gradën e heroi të Kosovës.

Ndërkaq, Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës ka shpallur tri ditë zie për terroristët. Kështu ka vepruar edhe Beogradi zyrtar duke e shpallur një dite zie, ndërsa Kisha Ortodokse është lutur për të vrarët serbë.

Kësaj ”valle“ nderimi terroristësh i është bashkuar edhe Republika Srspska në Bosnje dhe Hercegovinë – qytetarët kanë ecur në këmbë duke i nderuar sulmuesit serbë.

Serbia përkundër se nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë nuk është distancuar nga ta – i ka nderuar me ditë zie.

Institucionet e Kosovës po vazhdojnë të publikojnë fakte që dëshmojnë përfshirjen e Beogradit në organizimin terrorist. Një video e publikuar të martën tregon përfshirjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq në aksionin e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)