Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura
Pikëkalimet kufitare me Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak, vahzdojnë të jenë ende të mbyllura, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Këto pika u mbyllën pas sulmit të së dielës nga terroristë serbë ndaj Policisë së Kosovës, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, një polic i plagosur dhe dy të lënduar.
(Kosova Sot Online)